13 shtator 2013 – Këtë javë, rrjeti mbikëqyrës evropian i IFI (Institucionet Financiare Ndërkombëtare) – EuroIFInet – u takua në Prishtinë për takimin e saj vjetor të 22-të. Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) – anëtar i EuroIFI – ishte nikocir i kesaj ngjarje, duke theksuar aktivitetet dhe punën në avokim në lidhje me sektorin e energjisë në Kosovë.
Temat e takimit të këtij viti përfshinin bashkërendimin e veprimeve të OJQ-ve për Takimet Vjetore të Bankës Botërore dhe FMN-së, mbledhje të cilat do të zhvillohet në Washington D.C. nga 7 deri më 13 tetor. Temat tjera përfshinin vazhdimësinë e rishqyrtimit e të masave mbrojtëse, rishqyrtimi i projekteve të IDA 17, strategjinë e Bankës Botërore, dhe projektin për ndërtimin e një termocentrali të ri ‘Kosova e Re’, projekt ky i cili mbështetet nga Banka Botërore.
Anëtarët EuroIFI gjithashtu vizituan termocentralet Kosova A dhe Kosova B dhe u takuan me komunitetet e prekura nga aktiviteti i termocentraleve me linjit të cilët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre si rezultat i rritjes së kërkesë për eksploatim të linjitit. Kjo vizitë do të mundësojë vlerësimin më të mirë të nevojave energjetike ekzistuese dhe shqetësimet sociale dhe mjedisore në Kosovë.
Nëpërmjet shkëmbimit të ideve dhe strategjive të avokimit, pjesëmarrësit theksuan nevojën e përforcimit të aleancave brenda Evropës Qendrore dhe Lindore në mënyrë që të arrihet më shumë avokimin efektiv të përbashkët drejt IFI dhe interesat e tjera rajonale.
Çështjet e adresuara gjate këtij takimi do të jenë ndër temat që do të diskutohen në takimet zyrtare dhe ngjarjet e organizuara të shoqërisë civile në Washington D.C. në mes të tetorit.