Prizren, 10 Gusht 2017 – Në kuadër të Dokufest 2017, KOSID organizoi debat mbi trendet globale dhe sistemet energjetike që duhet të aplikohen në rajonin e Ballkanit Perendimor. Paneli i këtij debati u përbë nga: Jan Axel VOSS, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, Rinora Gojani, KOSID, Aleksandar Macura, RES Foundation, kurse u moderua nga Visar Azemi Balkan Green Foundation. Gjatë debatit u tha se sistemet e energjisë në mbarë botën po hyjnë në një fazë transformimi të sistemeve të energjisë drejt energjisë së rinovueshme. Gjithashtu u cek se Bashkimi Evropian ka adaptuar qëllime ambicioze për të lëvizur drejt një ekonomie me karbon të ulët dhe tregjeve plotësisht të integruara të energjisë. Sipas panelistëve, Gjermania po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces transformimi, duke adaptuar një nga programet më ambicioze të tranzicionit të energjisë – Energiewende.
Klikoni këtu për të parë më shumë foto nga ngjarja, kurse këtu për videon e plotë të debatit.