Anëtarët e Organizatës Joqeveritare KODIS gjatë fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit kanë ngritur zërin e tyre për çështjet kryesore të ambientit në Kosovë.
Jeta Xharra, Dajana Berisha dhe Viktor Berishaj, aktivistë të KOSID-it, kanë qenë pjesë e #DebatPernime në ciklin e debateve që janë mbajtur gjatë fushatës zgjedhore.
Përgjatë këtij cikli të debateve këta anëtarë të KOSID kanë parashtruar pyetje për kandidatët
për deputetë dhe kandidatët për kryeministër. Pyetjet e parashtruara kanë pasur të bëjnë me
ndërtimin e termocentralit të tretë me qymyr në Kosovë dhe si këto çështje energjetike kanë
qenë të përfshira në programet e tyre politike 4 vjeçare.
Anëtarët e KOSID kanë parashtruar pyetje si:
– Cilat janë qëndrimet e partive politike për ndërtimin e termocentralit të tretë me qymyr;
– Cilat janë qëndrimet e këtyre partive politike për kontratën që ka nënshkruar qeveria e kaluar
me kompaninë Contour Global;
– Çfarë planesh kanë partitë për sigurimin e stabilitetit energjetik në Kosovë;
– A do të vazhdojnë të investojnë në burime të reja të qymyrit;
– Çfarë qëndrime kanë për investimet në burime të ripërtëritshme dhe alternativa tjera të
prodhimit të energjisë.
Përgjigjet e kandidatëve dhe qëndrimet e partive të tyre politike kanë qenë të ndryshme, disa
prej tyre kanë përkrahur ndërtimin e këtij termocentrali e disa jo.
Të gjitha detajet rreth pyetjeve dhe përgjigjeve mund t’i gjeni në këtë video: