Strategjia energjetike e Kosovës është e punuar rreth idesë se privatizimit te aseteve. Kjo ide ka marre aq shume hov qe tani po zëvendëson qëllimin fillestar qe privatizimi do te duhet te arrije: përmirësim te shërbimeve energjetike dhe zhvillimi ekonomik.
IFC është këshilltari kryesor për privatizim i Kosovës ne fushën e energjisë. Asetet e para qe do te privatizohen janë te distribucionit, nga një koncorsiumi turk me shumën 26.3 milion euro. Kontrata pritet te nënshkruhet ne vjeshte te 2012. Kjo shtije u prit ashpër nga një numër i madh i partive opozitare ne Kosove dhe gjithashtu edhe nga shoqëria civile. KOSID reagoi ne qershor 2012 duke deklaruar ne komunikate për media qe procesi i privatizimit nuk ka qene transparent dhe çmimi ka qene ne mënyre te pashpjegueshme i ulet. Ne Maqedoni, Shqipëri dhe Mal te Zi kompanitë e distribucionit janë shitur pjesërisht dhe ne një çmim ne mes te 125 milion euro dhe 380 milion euro. Vendet si Kroacia dhe Serbia nuk e kane shitur asetet me interes nacional. Nezir Sinani nga INDEP, reprezentues i KOSID, ka publikuar një artikull ne gazetën ditore ne Kosove, Koha Ditore, duke e identifikuar këtë shitje si “Krim Ekonomik”.
(Shih gjithashtu artikullin nga Besa Shahini, koordinatore ne KOSID, http://gazetajnk.com/?cid=1,1015,2632 dhe Agron Demi nga GAP, anëtare i KOSID http://gazetajnk.com/?cid=1,1015,2632)
Tashme një vit përpara, ne gusht 2011, Sindikata e Pavarur e Energjisë ne Kosove (SPEK), se bashku me organizata te shoqërisë civile nga Kosova dhe SHBA, kane dërguar një ankese bashke me Zyrën për Ankesa ne Ombudsperson për rolin e IFC-se ne procesin e privatizimit te Kompanisë se Distribucionit
Ankesa e ngritur mbi shqetësime serioze mbi dështimin e IFC për te konsideruar impaktet e projektit mbi fuqinë punëtore, ne kundërshti me politikat sociale dhe ambientale te veta. Është përllogaritur qe privatizimi i rrjetit distributiv ne Kosove do te rezultojë ne shkurtimin e rreth 30% te punëtoreve vetëm ne tre vitet e para implementimit te projektit. Veç kësaj, do te kontribuoj ne krijimin e një monopoli, duke rrezikuar aftësinë e Kosovës për te futur konkurrence ne këtë fushe ashtu siç kërkohet nga rregullat e kompeticionit te tregut te lire te EU-se. Gjithashtu, privatizimi i rrjetit do te rezultojë ne ngritje dramatike te tarifave te energjisë, duke bere kështu me te vështire jetesën për shtetin me te varfër te Evropës (për me shume shih CAO Appraisal Report).
Izet Mustafa, kryetar i SPEK, ka dhen enje interviste për Jeta ne Kosove për këtë teme ne maj 2012.
Pas disa muajsh analiza, CAO ka vendosur për te dërguar ne auditim projektin për te vlerësuar nëse IFC ka siguruar qe ne rezultatet e Shërbimeve Këshilluese te tyre janë pasqyruar politikat e këtij institucioni. Raporti përfundimtar i auditimit pritet te publikohet ne vjeshte 2012. KOSID beson qe ky raport do te jete edhe një arsye se perse rrjeti i distribucionit nuk duhet privatizuar.