Pas thirrjeve të përsëritura për një studim të duhur të mundësive alternative të energjisë në Kosovë, Banka Botërore ka publikuar një raport për Zhvillimin dhe Vlerësimin rreth Mundësive të Furnizimit me Energji në Kosovë në vitin 2012. Qëllimi i raportit është shpjeguar në përmbledhje ekzekutive:
Përkrahja e Bankës Botërore për projektet me qymyr kërkon që të u ipet një konsiderate e plotë alternativave të tjera të zbatueshme si dhe kostos së tyre ekonomike, në krahasim me alternativën me djegje të qymyrit. Pra, ky raport analizon koston e alternativave të disponueshme në Kosovë për përpushjen e konsumit të energjisë dhe kërkesës maksimale deri në 2005, dhe prezanton një përmbledhje të konsoliduar. Analiza e bërë merr në konsideratë edhe efektet anësore që I shkaktohen ambientit për secilës mundësi.
Raporti konstaton se ka shumë mundësi për energji alternative nga uji dhe era, megjithatë:
“Edhe në qoftëse do të ndërtohet I gjithë kapaciteti ripërtërirës deri ne vitin 2017, do të ketë ende një boshllëk të mbetur si pasojë e kërkesës baze të madhe, mesatarja e së cilës pritet të jetë 600MW në periudhën 2017-2019, si dhe që pritet të ketë një rritje shtesë deri në 1,000MW deri në 2025.”
INDEP dhe Klubi Sierra kanë analizuar këtë dokument dhe kanë publikuar vlerësimin e tyre për të në janar 2012 – Rivlerësimi i mundësive më të lira në Kosovë. Ky vlerësim sheh leshime te medha ne raportin e Bankes Boterore:
“Raporti i Bankës Botërore gabimisht nxjerr përfundimin qe mbi 1,200 MW te kapacitetit te gjenerimit të kërkesës bazë duhet te lëshohet ne rrjet përpara se te determinohen nevojat për following dhe peaking termocentrale, nivelet momentale te vjedhjes dhe humbjes ne distribucion kane rene ne nivel te arsyeshëm, dhe mundësitë për efiqence te energjisë janë kuantifikuar dhe implementuar.
Gjithashtu ky raport rekomandon qe humbjet te reduktohen, te përmirësohet efiqenca e energjisë, te përmirësohet termocentrali Kosova B, dhe te zhvillohen alternativat e rinovueshme (te cilat janë përmendur gjithashtu ne raportin e Bankës Botërore).
Gjithashtu ky raport i bën thirrje Bankës Botërore qe te marre një vlerësim te pavarur për opsionet e ndryshme për energji ne Kosove.
Ne te njëjtën kohe, RAEL – Renewable & Appropriate Energy Laboratory Energy & Resources Group – nga Universiteti i Berkeley ne Kaliforni, kishte filluar te punoj ne një studim te pavarur qe kishte arritur konkluzione te ngjashme me vlerësimin e INDEP/Sierra Club. Studimi i RAEL u fokusua ne potencialet e Kosovës për energji alternative – i publikuar ne Janar te 2012 (dhe i rishikuar ne Maj 2012) – i titulluar Opsionet për Energji te Renovueshme ne Kosove. Ky raport konkludon qe plani momental i Qeverise se Kosovës për te ndërtuar një termocentral te ri:
“…i dominuar nga përdorimi i qymyrit te kualitetit te ulet, nuk është opsioni energjetik me koston me te ulet ne Kosove duke marre parasysh koston sociale te gjenerimit termik. Një rruge energjetik e dominuar nga qymyri ngarkon gjeneratat e ardhshme me një mix te energjisë qe nuk është as i qëndrueshëm ne aspekt te ambientit dhe as nuk është rruge për maksimizimin e vendeve te punës.”
Dhe rekomandon:
“Prioritet duhet dhëne efikasitetit te energjisë dhe përmirësimit te distribucionit, dhe asistence financiare internacionale duhet kanalizuar për këto çështje përpara se vendoset për një termocentral te ri.”
Ne prill 2012, Banka Botërore ktheu një përgjigje konfuze ndaj vlerësimit te INDEP/Sierra Club. Kjo përgjigje konkludoi qe pajtohet me idenë qe humbjet duhet zvogëluar, megjithatë vazhdonte te mbështete argumentin qe kapacitetet e prodhimit duhet te kënaqin kërkesën baze e cila është dyfishi i asaj çfarë te dhënat sugjerojnë. Kjo natyrisht qe i drejton ata qe te konkludojne qe ka nevoje per nje termocentral te ri.
(Veni re qe Korporata Elektro-energjetike e Kosoves – KEK – gjithashtu ktheu nje pergjigje te gjate ndaj vleresimit te INDEP/Sierra Club. Eshte e shkruar ne shqip dhe mund te gjindet ketu” Analiza dhe Komenetet e KEK-ut mbi Raportet e Sierra Club Appendix”
Ne Korrik 2012, INDEP dhe Sierra Club shkroi nje pergjigje ndaj propozimit te Bankes Boterore se si mund Kosova te I mbuloje kerkesat e veta energjetike:
“…permes zgjidhjes se sistemit te gjere me me pak kosto dhe rreziqe, dhe me me shume perfitime ekonomike dhe ambientale. Keto do te permbanin (1)reduktim te humbjevet te sistemit te transmisionit, (2) menaxhment te bazuar ne kerkese, (3) kerkese baze e mbuluar nga prodhimi I energjise nga termocentrali I renovuar Kosova B, (4) hidrocentrale peaking nga Kosova apo nga fqinjet qe kane resurse te ujit (apo edhe nga era)…[e cila mund te ofronte gjithashtu edhe]…30% me shume pune, e cila do te “kursente 50% te kostos relativ scenarios e ndertimit te termocentralit te ri.”
Per me shume, INDEP/Sierra Club sqaroi qe dallimet qenesore ne mes te tyre dhe Bankes Boterore jane:
“Sierra Club/INDEP dhe Banka Boterore pajtohen qe humbjet ne sistemet e transmissionit dhe distribucionit jane probleme madhore per sistemin energjetik te Kosoves. Megjithate, Sierra Club/INDEP dhe Banka Boterore ndryshojne shume ne ate se cfare duhet te bej Banka Boterore per kete problem. Ne mendojme qe Banka Boterore dhe Qeveria e Kosoves duhet adresuar kete problem si ceshtje urgjente, me masa agresive sa me shpejte qe eshte e mundur, përpara se te investohet termocentral te ri i cili nuk do te gjeneroj energji e cila nuk do te nevojitet per shume vite. Per te mbështetur kete pozicion, ne theksojme qe nese humbjet teknike dhe jo-teknike reduktohen per 5 perqind…Kosova B e rinovuar do te mbulonte pothuajse dyfishin e kerkeses baze per konsum te viti 2010 ne Kosove.”
Dhe konkludon:
“Ky raport ben pak per mbuluar mangesite e raportit te Bankes Boterore. Edhe me sqarimet e Bankes Boterore, mbetet evidente qe ky raport (1) konsideron vetem opsionet termale per mbulimin e kerkeses baze, dhe nuk merr parasysh ne model reduktimin e humbjeve ne distribucion dhe transmission, te permiresoj efiqencen e energjise, dhe te perdore strategjite e menaxhmetit nga ana e kerkeses; (2) nuk ka analizuar mungesen e kapaciteteve gjeneruese te ngarkeses following dhe peaking ne Kosove, dhe (3) deshtoi te konsideroj impaktet ekonomike te ngritjes se tarifave te energjise qe do te nevojiten per mbeshtetjen e projektit te propozuar. Keto ceshtje duhet se adresohen perpara se Banka Boterore te levize perpara me perkrahjen e projektit te propozuar.