KOSID dhe Sierra Club kanë filluar fushatën e cila i bënë thirrje ContourGlobal që të mbështesë zhvillimin e energjisë të pastër në Kosovë, në vend që të ndërtojë një termocentral të ri me bazë qymyrin.
Studimet kanë treguar se ka potenciale të larta për përmirësimin e efiçiencës së energjisë dhe zhvillimit të energjisë së pastër me kosto konkurruese në Kosovë. Përkundër kësaj, kompania me bazë në New York, ContourGlobal, është në prag të nënshkrimit të një kontrate me Qeverinë e Kosovës për ndërtimin e një termocentrali të ri.
ContourGlobal duhet ta dijë se ka kundërshtime të forta për ndërtimin e termcentraleve të reja të qymyrit në mbarë botën, sidomos kur ekzistojnë opsionet e energjisë së pastër me kosto konkurruese.
Veproni tani: thuani ContourGlobal që të mbështesë zhvillimin e energjisë të pastër në Kosovë, në vend të ndërtimit të një termocentrali të ri me bazë qymyrin!